Vettingu, pezullohet gjyqtari Fatos Lulo, nuk justifikoi 480 mijë USD

Kronike shtojca

Vettingu jep ndëshkimin e parë në sistemin e drejtësisë. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për pezullimin e Lulos si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë që ky të jetë vendimi i parë i largimit të një gjykatësi nga kupola më e lartë e gjykatave.

Vendimi është shpallur nga kryetarja e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Genta Tafa Bungo, pak ditë pas seancës së vettingut, ku u pranuan provat e gjyqtarit.

‘Vendimi i njoftohet subjektit, Komisionerit publik brenda 30 ditëve të kësaj seance dëgjimore dhe publikohet në faqen zyrtare të KPK. Ky vendim apelohet pranë Kolegjit të Apelimit nga subjekti 15 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Ankimi publikohet pranë KPK’, tha Bungo në fjalën e saj.

Ndërsa avokati i Fatos Lulos, Adrian Visha bëri të ditur se vendimi i KPK-së do të ankimohet.

KPK ka vlerësuar si deklarim të rremë në ILDKPKI edhe dhuratën e marrë nga e motra Drita Lulo në vitin 2008 me vlerë 100 mijë USD, shitjen e një apartamenti në Toronto të Kanadasë me vlerë 160 mijë dollarë kanadez, një hua prej 480 mijë USD nga e motra e shlyer brenda vitit 2005 dhe një depozitë prej 400 mijë dollarë kanadez në Toronto, që sipas gjyqtarit Lulo ka ardhur nga puna e tij si emigrant në Kanada.

Sipas relatores Çiftja, informacionet e marra nga një numër institucionesh kishin krijuar bindjen se gjyqtari Lulo kishte mungesë burimesh financiare të ligjshme për asetet e deklaruara dhe ato përbënin deklarim të rremë. KPK i pati dhënë 15 ditë kohë gjyqtarit për t’u njohur me dosjen dhe për të dhënë shpjegime.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *