Vettingu, shkarkohet nga detyra edhe gjyqtarin e Gjykatës së lartë, Artan Broci

Kronike Kryesore shtojca

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar para pak minutash nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Broci.  Gjatë seancës së prezantimit të konstatimeve KPK tha se gjyqtari i lartë ka probleme me pasuritë për mënyrën si është investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë. Por, sipas Brocit, shtesa është kryer në të gjithë objektin nga të gjithë banorët. Më tej, KPK-ja hodhi dyshime për mënyrën si është blerë e shitur një apartament në Rrashbull, të cilin Artan Broci insiston se e ka shitur prej shumë kohësh dhe më pas shumën e ka investuar.

KPK-ja evidentoi si gjetje edhe dhënien me qira të një ambienti pranë Shallvareve, të ardhura këto të padeklaruara.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *