Vettingu/ Shkarkohet prokurori i basteve, konfirmohet gjyqtarja Brati

Kronike Lajme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Apelit, Luan Kaloçi.

Kaloçi, nuk ka arritur të justifikojë dot para KPK pasurinë e tij.

Bëhet fjalë për disa  kontrata të  shitblerjeve të apartamenteve në Tiranë dhe Elbasan.

Relatorja, Xhensila Pine, tha se për apartamentin prej 145 metrash katror, Kaloçi ka deklaruar se e kishte blerë 52 mijë dollarë, pasi kishte shitur një shtëpi në Elbasan në vitin 1999, për 4 milionë e 800 mijë lekë nga djali i xhaxhait.

Ndërsa dyqanin prej 132 m 2, prokurori e kishte blerë me një lotari sportive ku kishte fituar një shumë të konsiderueshme të hollash.

Përpos kësaj, kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka deklaruar se kjo pronë, e paregjistruar në hipotekë, ishte në sipërfaqen prej 86 metrash katrorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpjegoi se në vitin 2007 Kaloçi nuk ka deklaruar një shumë prej 5 mijë dollarësh dhe 20 mijë euro në llogarinë bankare të bashkëshortes.

Një tjetër pikë që u diskutua në seancë ishte edhe një kredi që prokurori mori për studimet në Itali të vajzës së tij, ndërkohë që ajo ishte vetëm 15 vjeçe.

Me heret u vendos qe Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati, kaloi me sukses procesin e vettingut. Vendimi u dha sot nga trupa  gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Një ditë më parë në seancën dëgjimore Relatorja Genta Bungo tha se Alma Brati i është nënshtruar procedurave me përparësi pasi është kandidate për KLGj.

Genta Bungo: Sipas ILDKPKI, Brati ka bërë deklarim të rregullt. KPK ka kryer hetim të thelluar për gjyqtaren Brati. Nuk ka kryer fshehje pasurie. Në vitin 2017 Brati ka deklaruar apartament me sip.100.1 m2 në Tiranë, blerë 80 mijë euro. Apartamenti i blerë me marrje kredie 50 mijë euro, 25 mijë euro hua nga tezja

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *