Vettingu/ Shkarkohet Xhoxhaj, vendi pa Gjykatë Kushtetuese

Kryesore

Gjurma 3 maj 2018

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj shkarkohet nga detyra. Vendimi sapo u deklarua nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

KPK kerkoi kohe per te marre vendim pas paraqitjes se provave te reja nga ana e Xhoxhajt.

Pas ketyre shqyrtimeve, KPK arriti në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Avokatja e zonjes Xhoxhaj deklaori se do ta ankimoje kete vendim te KPK-se.

Nga nëntë anëtarë që duhet të ketë Gjykata Kushtetuese, aktualisht në detyrë kanë mbetur vetëm katër anëtarë, duke e bërë këtë institucion të mos funksionojë.
Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Altina Xhoxhajn, duke e çuar në dy numrin e anëtarëve të kësaj gjykate të
shkarkuar.
Më herët u shkarkua nga detyra edhe Fatos Lulo, i cili duhet theksuar se e ka apeluar vendimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
E vetmja gjyqtare e konfirmuar në detyrë deri tani është Vitore Tusha.

Javën e ardhshme do të kalojë në filtrat e vetingut Fatmir Hoxha, ndërkohë që nga gjyqtarët e Kushtetueses që janë ende në detyrë nuk
kanë kaluar ende në veting kryetari Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari.

Në detyrë
Bashkim Dedja
Vitore Tusha (e konfirmuar nga KPK, por me mandat të mbaruar)

Fatmir Hoxha
Gani Dizdari

Të shkarkuar
Altina Xhoxhaj
Fatos Lulo
Dha dorëheqjen
Besnik Imeraj
Vladimir Kristo
Sokol Berberi (u largua pasi mbaroi mandatin)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *