Vettingu/ Shtyhet vendimi për gjyqtaren Xhoxhaj, ja arsyeja

Kronike Kryesore

Gjurma 25/04/2018

Shtyhet seanca për shpalljen e vendimit për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se do të japë më 3 maj vendimin për gjyqtaren.

Shkaku? 

“Materialet të dërguara ditën e seancës dëgjimore në lidhje me likujditetet të cilat kërkojnë përllogaritje të mëtejshme.  Trupa gjykuese vendosi të shtyjë seancën për shpalljen e vendimit më datë 3 maj 2018, po në të njëjtën sallë” lexoi gjyqtarja 

Seanca e kaluar degjimore

Për këtë gjyqtare Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive kishte arritur në konkluzionin se nuk ka deklarim të rremë, nuk ka mosdeklarim se të ardhurat për pasurinë janë të ligjshme.

Por relatorja Brunilda Bekteshi, deklaroi seancën e kaluar se hetimi administrativ mbi pasurinë e Xhoxhaj kishte konstatuar se nuk justifikohet origjina e të ardhurave për një shtëpi 101 metra katrorë në Tiranë, në një apartament në Gjirin e Lalzit. ka mungesë të justifikimit të të ardhurave të ligjshme në vlerën e 450 mijë lekëve si edhe ka përfituar 100 metra katorë më shumë sesa i takonte.

Mosjustifikim të të ardhurave kishte edhe për bashkëjetuesin e gjyqtares i cili sipas Komisionit mbante më shumë lekë kesh sesa i lejonte ligji.

Po pretendimet e Komisionit u kundërshtuan fort nga vetë gjyqtarja dhe avokatja e saj mbrojtëse si të pabazuara ndërsa vetë gjyqtarja Xhoxhaj tha se kishte punuar me përkushtim dhe nuk kishte pasuri të pajustifikuar. Ajo akuzoi anëtaret e Komisionit se nuk e njihnin mirë ligjin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *