Vettingu, Zaganjori: Respektova KPK-në, për dokumentet shkova deri në Gjermani

Kronike Lajme

Kryetari i Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori pas perfundimit te seances degjimore te KPK deklaroi se ka shkuar deri ne Gjermani per te plotesuar dokumentet e kerkuara nga institucioni qe merret me procesin e Vettingut.

Ai ka theksuar se ishte vete i pranishem per te respektuar procesin e Vettingut.

“Nuk është momenti për intervista. Jam njeri i ligjit, dhe erdha në proces. E kam mbështetur reformën në Drejtësi, ndaj kam respektuar KPK dhe kam dokumentuar gjithçka. “Drejtimin e Gjykatës së Lartë e kam marrë si sfidë duke ditur qe atje kishte probleme. Mendoj se kam punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. “Kam 40 vite punë, kam firmosur me mijëra vendime dhe nuk kam përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive”  – u shpreh Zaganjori. ”, tha ai. Teksa u pyet për faktin nëse kishte besim tek sistemi i drejtësisë, ai u shpreh se: “Nuk e di, atë do ta shohim, pasi të gjithë dokumentet qe kam pasur më është dashur që të shkoj në Gjermani”, tha ai.

 

Kryetari i Gjykatës së Lartë zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.

 

Relatorja e çështjes Pamela Qirko tha se sipas ILDKPKI, Zaganjori rezulton i pastër dhe pa probleme me pasurinë, por ka kryer deklarim të pasaktë për apartamentin në Tiranë dhe një dyqan. Sipas KPK, ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave. Deklaratat e Zaganjorit për pasuritë janë kontradiktore, pasi vlera e pronës së regjistruar në hipotekë, nuk korrespondon me atë reale. Ndërkohë, vendimi për Kryetari i Gjykatës së Lartë pritet të merret më 24 korrik.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *