Video/ “Air Albania” nis fluturimin e parë, por PD e cilëson mashtrim

Kryesore Lajme Politikë

Është nisur sot në fluturimin e parë ‘Air Albania’. Avioni u ngrit në fluturim drejt Stambollit rreth orës 08:50 të mëngjesit të së shtunës (15 gusht) në aeroportin e Rinasit.

Fluturimin e parë të testit të Air Albania do e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës.

Për të festuar këtë moment në Rinas ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Rama tha se janë zgjedhur pikërisht sutdentët e ekselencës pasi janë fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër, duke shprehur bindjen se do të jenë këmba e mbarë për kompaninë e fluturimit.

Edi Rama: “Më vjen shumë mirë që këtë fluturim të parë të muajit të testit të Air Albania e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik ndërkohë që gjatë gjithë muajit do të jenë disa të tillë. 

Aryseja se pse na shkoi mendja tek ju është sepse jeni fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe gjithë respektin, dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë dhe gjithçka. 

Do thoni ju që atë që e bëni e veten për veten tuaj, kjo as nuk diskutohet që e bëni për veten, për prindërit por forca e shembullit tuaj është një kontribut i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë. Erdha vetëm që të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur që jeni këmba më e mbarë që mund të gjendej në këtë vend për kompaninë tonë të flamurit.

Por PD nuk mendon se është nisur “Air Albania” por një fluturim shtesë i “Turkish Airlines’. Demokratët akuzojnë Ramën se po “mashtron shqiptaret, keqperdor studentet, dhe jep shfaqje me nje kompani qe nuk eshte e licensuar per fluturim me kodin shqiptar.

Deputeti demokrat Endri Hasa përmes një postimi në facebook shkruan: “Sot nga Rinasi ne oren 8.30 nuk u nis asnje avion i Air Albania, sic genjeu Edi Rama. Per shfaqjen qesharake te kryeministrit ne hall u perdor kompania “Turkish Airlines” TK6888. Te dhenat online nga aeroporti i Rinasit tregojne se ky eshte nje fluturim shtese i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston pervecse ne reklamen luksoze te Edi Rames.”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/550192315401309/?t=1955

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *