Video/ Aktori i famshëm turk “sheh vdekjen me sy”

Kulturë Showbiz

Aktori i njohur i serialeve turke, Can Gurzap, i ka mbijetuar një përplasjeje të rëndë nga një motor teksa kalonte rrugën në distriktin Sapanca të Sakaryas.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e 21 Korrikut, ndërsa aktori vijon të mbetet në spital. Pasi qëndroi për tre ditë në reanimacion, gjendja e 74-vjeçarit që pësoi lëndime kokë dhe gjoks raportohet se është përmirësuar.

Gurzap po kalonte në anën tjetër të rrugës pasi kishte parkuar makinën e tij, kur një emigrant sirian që drejtonte një motor pa targa e përplasi fuqishëm. Aktori mbeti i shtrirë në tokë dhe i mbuluar në gjak derisa sa në vendngjarje mbërriti ambulanca që e transportoi me shpejtësi në spital.

Mes dhjetëra roleve në teatër, filma dhe seriale, Can Gürzap njihet gjerësisht për rolin e Davutit në serialin “Lugina e Ujqërve” nje film qe ka si protagonist Polat Alemendar, personazhin qe lufton mafian turke dhe me pas mbron Turqine nga intrigat e shumta te shtetit nendheshem dhe spiunazhet. /tvklan.al

kurtlar

3

 

4

 

https://youtu.be/GJEXBAIu-pE

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *