Video/ Ambasadorja amerikane nis punën zyrtarisht. Meta: Do t’i përballojmë së bashku sfidat

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ambasadorja e re e SHBA-ve, Yuri Kim paraqiti zyrtarisht letrat kredenciale para presidentit Ilir Meta. Në ceremoni merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e lartë të trupit diplomatik amerikan në Tiranë. Presidenti Meta postoi një video të momentit të paraqitjes së letrave kredenciale.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, shprehet presidenti me anë të një postimi në Facebook.

Ambasadorja Kim me këtë akt nis zyrtarisht detyrën dhe tashmë pritet që të zhvillojë edhe takimet e para me udhëheqësit politik shqiptar, të mazhorancës dhe opozitës. Ambasadorja e re pati deklaruar në Senatin amerikan se një nga sfidat kryesore të saj me këtë mision diplomatik është zgjidhja e krizës politike në Shqipëri.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *