VIDEO/ “Arena Kombëtare” hap dyert, luhet ndeshja e parë testuese

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Arena Kombëtare” hap dyert dhe ndez prozhektorët për herë të parë. Në pritje të inagurimit zyrtar me ndeshjen kundër Francës për eliminatoret e Euro 2020 në program për t’u luajtur më 17 nëntor, impianti i ri ka pritur sfidën e parë.

Përballja e kampionatit kombëtar për femra mes Vllaznisë dhe Apolonisë, ka shërbyer si një provë për stadiumin.

Ndeshja testuese në stadiumin e ri kombëtar, Vllaznia 2-0 Apolonia me golat  ne 78′ Arbiona Bajraktari, 80′ Esi Lufo.

Të pranishëm përveç specialistëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë qenë edhe inspektorët e UEFA-s, që kanë testuar të gjitha sistemet. Më pas ata do të licenscjnë edhe stadiumin e ri, në prag të përballjes së fundit në eliminatoret e Euro 2020 kundër Francës.

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

“Arena Kombëtare” është impianti më modern i futbollit në Shqipëri. Ai ka një kapacitet prej afro 22 mijë vendesh, ndërsa ka kushtuar 75 milion euro.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *