Video/ Arrestimi i Gjuriç në Prishtinë

Kryesore

Ky është momenti kur zyrtari i lartë serb, Marko Gjuriç mbërrin në Prishtinë pas arrestimit nga forcat speciale të Policisë së Kosovës. Siç shihet nga pamjet, ai është i prangosur dhe me kokën poshtë, gati-gati po tërhiqet zvarrë nga policia për t’u futur në rajonin e Prishtinës. Qëllimisht automjeti i policisë ku ndodhej Gjuriç është lënë disa metra larg hyrjes së rajonit, për t’i dhënë mundësi mediave që ta filmonin atë teksa ishte me pranga nëpër duar dhe kokën poshtë. E gjithë ajo që kërkon të tregojë Kosova përmes këtij arrestimi dhe mënyrën se si u servir në media, është thjesht një demonstrim force tek Beogradi. Me siguri që për atë çfarë ndodhi sot në Mitrovicë dhe Prishtinë, ka patur edhe një shkelje syri nga ndërkombëtarët. Gjuriç u arrestua pasi kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës.

 Reagimi i Vuçiç

 Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të “Zyrës për Kosovën” Marko Gjuriç, duke e quajtur “provokim brutal” dhe “akt kriminal” të autoriteteve të Prishtinës. Sipas tij, Prishtina e ka bërë këtë akt e ndihmuar nga disa shtete perëndimore. Vuçiç hodhi akuza të rënda ndaj shqiptarëve duke i cilësuar si terroristë. Në arrestimin e Marko Gjuric, presidenti serb bëri me faj edhe misionin e EULEX, pasi sipas tij dy makina të këtij misioni kanë qenë të përfshira në aksion. Vucic tha se Marko Gjuric ishte keqtrajtuar nga policia e Kosoves dhe se tani ai do të marrë trajtim në një spital të Beogradit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *