Video/ Basha e Mogherini takim në Rinas, kushtet e opozitës

Politikë

Gjurma 18 Prill 2018

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur nga Berlini rreth orës 13.30, teksa në të njëjtën orë në aeroport ishte dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Teksa znj. Mogherini do të nisej për në Shkup e më pas nesër për në Podgoricë, zhvilloi një takim disaminutësh me kryetarin e PD-së Basha, detajet e të cilit pritet të bëhen publike në një konferencë për shtyp nga vetë kreu i opozitës.
Me heret zv.presidentja e KE-se, Mogherini takoi perfaqesuesit e tjere te opozites ne Tirane.

Opozita i cilësoi të papranueshme akuzat e Kryeministrit për lobim kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

 

 

Pas takimit me përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, kryetarrja e LSI-së, Monika Krymadhi tha se opozita ka përmbushur të gjitha angazhimet e saj në favor të procesit të integrimit. Sipas saj çdo kushtëzim nga BE për procesin mban emrin “Edi Rama”.

Në të njëjtën linjë ishin dhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka dhe deputeti Tritan Shehu. Sipas tyre, kreu i qeverisë duhet të rendë pas vendeve skeptike për ti bindur për votë pro në qershor dhe jo të sulmojë opozitën.

Pyetje: Kryeministri Rama ka thënë se janë elementë të opozitës që lobojnë për bllokimin e negociatave. Cili është komenti juaj?

Kryemadhi: Kryeministrti duhet të largohet nga arroganca dhe manipulimi që bën çdo ditë e më shumë. Përmes deklaratave spekulative kërkon të mbulojë kapjen nga krimi i organizuar.Opozita ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me Ramën, duke filluar që në prezencën e saj në parlament, duke vazhduar dhe i ngritur çdo ditë e më shumë dhe duke i dhënë mundësi zotit Rama për të reflektuar por mesa duket këtu i vetmi njeri që nuk ka ngjyrat kuq e zi është Rama se shqiptarët dhe gjithë opozita dhe ata deputetë që duan të vëshin ngjyrën kuq e zi e kanë veshur. Nëse ka njeri që nuk mban më këtë ngjyrë është Edi Rama.Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problemet që ka sot Shqipëria.

Do marrim raportin nga KE dhe do ta lexojmë më vëmendje, do t’ua bëjmë të ditur dhe ju mediave për të bërë të qartë detyrat dhe kushtet që KE i ka vendosur politikës shqiptare.Në rradhë të parë nuk ja ka vendosur opozitës por qeverisë sepse luftën kundër krimit të organizuar nuk e bën opozita por qeveria, luftën kundër bandave dhe trafikut të drogës nuk e bën opozita por qeveria. Për reformën në drejtësi e dini shumë mirë që është zgjedhur një kryeprokurore vetëm me votat e mazhorancës dhe pa vetting. Para se të largohen gjyqtarët dhe prokurorët nga vettingu del kryeministri në faqen e tij në fb. Kushti që ka vendosur BE më duket se është Edi Rama.Të gjitha kushtet që janë vendosur kanë vetëm një personifikim që e ka emrin Edi Rama.

Shehu: Ia ngritëm dhe zonjës Mogherini, dje Rama bëri një prononcim  makabër, ai tha realisht diçka që nuk thuhet, që opozita ka lënë kockat për të bllokuar negociatat. Të tilla shprehje janë të papërshtashme jo vetëm për kryeministrin por për çdo etikë bashkëpunuese. Për ne nuk ka plan B, për të tjerët mund të ketë. Për ne ka vetëm një plan A, integrimi europian.

Pyetje: Hollanda ka deklaruar votë kundër, si do ta bindni një vend që nuk pranon pazare për integrimin, sikundër tha Ministri i Jashtëm i Hollandës?

Shehu: Nuk mund të flas për këtë gjë, ne shpresojmë që në qershor Këshilli të vendosë pozitivisht sepse negociatat duhen në zhvilimin e Shqipërisë, integrimin e Shqipërisë. Jemi të gatshëm të bëjmë çfarë është e mundur për të bindur edhe më skeptikët për domosdoshmërinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Pyetje: Një Ministër i Jashtëm është individ apo përfaqëson një qeveri si rasti i Hollandës?

Shehu: Normalisht përfaqëson një qeveri, shpresojmë që deri në qershor disa gjëra të ndryshojnë.

Paloka: Kjo është detyra e Ramës, të bindë vendet skeptike që të votojnë në qershor dhe jo të sulmojë opozitën dhe të flasë për kocka që janë thyer këtu dhe aty. Detyra e qeverisë është të bindë qeveritë skeptike dhe kjo bëhet vetëm me punë jo duke sulmuar opozitën dhe marrë merita që nuk i takojnë.

 

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 18. April 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *