Video/ Basha ‘flakë për flakë’ Ramës: Me ty në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen

Kryesore Lajme Politikë

Me nisjen e axhendës politike në shtator, siç duket opozita i ka shpallur ‘luftë frontale’ maxhorancës.

Kështu kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa e akuzon atë për lidhje me krimin. Lideri i demokratëve tha se shumë biznese kanë falimentuar.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë”, shkruan Basha, ndërsa ka publikuar edhe një video, të cilën e ka cilësuar si skemën e ‘pasurimit të krimit kundër bizneseve’ ku jep disa argumente kundër kësaj qeverie.

Po ashtu Basha përmes disa shifrave tha se për periudhën janar-gusht 2018 kanë falimentuar 9260 biznese, ndërsa shtoi se në 2017 ishin mbyllur 6140.

 

Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë:

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 5. September 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *