Video/ Batutat e Lu me Ramën, Bashën, Berishën e Kryemadhin për “Peshkun e madh”

Kronike Lajme shtojca

Gjurma 7 Maj 2018

Mesazhe te forta ka dhene ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, teksa mbreme ishte i ftuar special ne “Portokalli”. “Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”, ka thënë Donald Lu. Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu e tha sërish troç. Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.
Batutat
Rama: Ti ç’ne që erdhe prapë se ty sikur të mbaroi licenca, pse e zgjate qëndrimin
Donald Lu: Do iki edhe për pak muaj, por nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare.
Lu, i drejtohet Ramës: Do shkosh andej apo do vish këtej
Berisha e Kryemadhi, Ramës: Hajde këtej
Rama: Hajde kursi i këmbimit, një i fortë i japim një mandat deputeti pa mundësi imuniteti se kështu e la lezeti
Kryemadhi: Lavazh truri në Jalë, me gjithë larje tapicerie.
Basha: Hajde gjyqtarë e prokurorë me timon anglez në krah të kundërt
Berisha: Hajde llallë nga Adriatiku e freskët, Adriatik dhe llallë e freskët
Lu: Hajde burg, hajde burg
Basha: Mos na e prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë paqësore
Berisha: Mos u nxito, mos u gabo, dëgjo mos na prish tregun se do të armatos cdo shqiptar që të bëjmë një luftë paqësore
Kryemadhi: Mos guxo të prekësh pasurinë se do të fillojë dhuna, kaq po të them me qetësi dhe dashuri
Lu- Ramës: Po ti si e ke mendjen
Rama: Po nuk di si të bëj o xhaxhi
Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj si për Lulin, Doktorin dhe Monikën, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit
Rama: Po pse ça duan njerëzit
Publiku në kor: Peshkun e madh
Lu: Na doli mjekra duke pritur o burrë!

https://youtu.be/UDrjLtff5XQ

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *