Type to search

Kryesore Të veçanta

Video / Bëri lolo policët grekë, Alket Rizai me këngë të vetën në Greqi

Ndaje

Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet e tij të bujshme, sidomos ajo me helikopter nga Burgu i Korridhalosë, është kthyer në hit duke u bërë edhe pjesë e klipeve muzikore.
Siç mund të shihni edhe nga kjo video, ai është bërë mjaft i njohur ku klipi i publikuar ka arritur mbi 20 mijë shikime
Alket Rizai ka lindur me 24 maj 1978 ne Ballsh. Në moshën 16 vjecare u largua per në Greqi për të punuar.

Është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter.Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën. I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare.

Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi. Alketi pervec gjuhes shqipe flet 5 gjuhë të huaja.
Alket Rizai eshte arratisur 2 here me helikopter nga burgu i Koridalos.Tentoi arratisjen e trete duke marre peng 6 police te burgut te Malandrinos. Per momentin ndodhet ne burg.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *