VIDEO brenda “çerdhes” së shqiptarëve në Spanjë, thasët plot, armë, drogë dhe mijëra euro

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Gjashtë persona, pesë nga të cilët me origjinë shqiptare dhe një spanjoll janë arrestuar në Malaga në kuadër të një operacioni të koduar “Limit” ku u sekuestruan 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta, një makinë e vjedhur, një kamion, një rimorkio frigoriferike me fund të dyfishtë, 5350 euro si dhe dokumente të falsifikuara. Grupi u godit në një depo industriale në Málaga.

Nga hetimet u zbuluan dy ndërtesa të përdorura si plantacione droge në Malaga dhe Granada dhe një bazë e tretë, depo industriale po në Málaga. Katër nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinë teksa po fusnin drogën në pjesën e poshtme, fundin e dyfishtë të rimorkios frigoriferike. Dy të tjerët u kapën në hyrje të godinës që e kishin kthyer në plantacion droge

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *