Video/ Bushati lag me ujë opozitarët, rebelohet opozita

Kryesore Politikë

12:07/ 12/04/2018

Një video e publikuar nga ana e News 24 shfaqin momentin kur tensioni ka kapur kulmin mes deputetëve të opozitës edhe përfaqësuesve të mazhorancës

Në momentin kur mielli ishte drejtuar në adresë të kryeministrit Rama dhe kryediplomatit Bushati, ka qenë pikërisht ky i fundit që në tension e sipër ka marrë shishen dhe i ka lëshuar ujin turmës së deputetëve të opozitës të mbledhur përpara foltores.

Kjo ka qenë pikërisht që solli dhe shtimin e objekteve të tjera në adresë të kryeministrit dhe ministrave ku nuk munguan as vezët, letrat apo dhe shishet e ujit.

Rama më pas e ka qortuar ministrin e tij për veprimin e kryer, pasi kjo solli irritim e tejskajshëm të opozitarëve.

Kji pasi  deputetët e Partisë Demokratike dhe ato të LSI kanë qëlluar me ç’të mundin drejt Edi Ramës dhe ministrave, duket se shishet kanë goditur edhe Ditmir Bushatin, ministri që ulet pranë tij.

Për këtë veprim opozita ka kërkuar përjashtimin e tij nga seanca, njësoj si për Flamur Nokën, Klevis Balliun dhe Ervin Salianjin.

Seanca u mbyll në mënyrë të rrufeshme, ku votimi i projektligjeve dhe i rezolutës ku realizua në një kaos total. A.GJ

 

https://youtu.be/_bVX7crMsAY

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *