Video/ Chelsea shkatërron Arsenal dhe ngre trofeun e Europa League

Botë Kryesore Slider kryesore Sport

‘Sarri ball, Arsenal punching ball’. Chelsea i Maurizio Sarri triumfon në Europa League duke shkatërruar Gunners me një pjesë të dytë me ritëm frenetik e ku Sarri ekzaltoi kualitetet e Blues. Katër goditje të frikshme ndaj Unai Emery, që në këtë kompeticion kishte fituar tre finale në tre. Përfundon përtokë, i tronditur nga Hazard e Giroud, protagonistët absolutë, ndërsa në anën tjetër zhgënjejnë të shumëpriturit Aubameyang e Lacazette.

XHAKA – E megjithatë nisën më mirë Gunners, që manovrojnë mirë në krahë. Kolasinac ka hapësira pafund para tij, me Pedro që e ka të vështirë të mbulojë e Azpilicueta është i detyruar ti vijë në ndihmë dyshes së qendrës, të kërcënuar nga shpejtësia e Lacazette e Aubameyang. Shansin e parë e krijoi në të 9′ Aubameyang që nuk gjeti kuadratin në një pozicion të mirë. Giroud u përgjigj me një goditje që ekzaltoi reflekset e Cech, ndërsa në të 28′ silura e Granit Xhakës preku traversën.

LIGJI I ISH-it – Hazard merr përsipër skuadrën, duke provuar driblime e krosime, por është sugjerimi i Emerson që katër minuta nga rifillimi vjen i përpiktë për inteligjencën e Giroud që zhytet me kokë, duke mundur Cech në shtyllën e parë. Èshtë goli klasik i ish-it. Giroud, pesë sezone e gjysëm me fanellën e Arsenal, gjunjëzohet e gati i kërkon ndjesë tifozëve të tij të vjetër. Francezi luftoi, luajti fin, bëri sponde e shënoi, duke shfaqur tempizëm e klas. E mbylli turneun si golashënues.

NJERIU I FINALEVE – Në disavantazh Arsenal tentoi reagimin, por u hap rrezikshëm për kundërsulmet e Blues. Kështu në të 60′ Hazard i pandalshëm i jep mundësinë Pedro të thyejë përsëri Cech. Spanjolli konfirmon famën e tij si njeriu i finaleve: është i pesti që shënon si në finalet e Champions ashtu dhe Europa League.

FESTIVAL GOLASH – Ndeshja doli nga normaliteti. Cdo aksion ishte një rast goli. Në të 65′ Maitland-Niles shtriu përtokë Giroud e Hazard me penallti u duk se mbylli llogaritë. Katër minuta më pas, Iëobi me një goditje të fuqishme shkurtoi diferencën. Por as koha që Arsenal ta mendonte përmbysjen sepse kombinimi Hazard-Giroud shuajti ëndërrat për lavdi pa lindur ende: aksioni i 4-1 është për manual të futbollit, me sulmuesin francez që shërbeu me finte për belgun që shënoi dy golëshin personal, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e Chelsea, në një mbrëmje që do të kujtohet vetëm nga Blues…

 

Fitimi i këtij titulli i jep oksigjen të ri Maurizio Sarrit në stolin e Chelsea. Italiani është përfolur se do të largohet nga Londra pas këtij takimi, por Abramovich duhet të shikoj sërish kartat. Ndërkohë, kjo humbje i kushton shtrenjtë Arsenalit, që humb një tjetër rast për tu kualifikuar në UEFA Champions League.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *