Video/ “Çmenduri” për Maradonën, këngë në rrugët e qytetit

Botë Sport

Diego Maradona nuk resht së prodhuari lajme. Së fundmi ikona argjentinase është shfaqur në një video ku feston si i çmendur.

Në videon e kapur në qendër të qytetit bjellorus, Brest, 57 vjeçari shfaqet duke hequr këmishën sipër një makine. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e shumë të pranishmëve në vendngjarje ndërkohë që pamjet bënë xhiron e rrjetit.

Momentalisht fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 mban postin e numrit 1 te skuadra bjelloruse, Dinamo Brest.

Legjenda e futbollit botëror ka vendosur të jetojë në Brest sëbashku me të dashurën e tij 28-vjeçare, Rocio Oliva.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *