VIDEO dhe FOTO/ Tensione në Kuvend, Edi Ramës i hedhin miell në Parlament

Kryesore Politikë shtojca

Senaca e Kuvendit ka nisur tejet e tensionuar. Opozita ka bllokuar foltoren duke kerkuar largimin dhe perjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca.

Gjithçka ishte një skenar i opozitës, ku pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha, deputetët e opozitës janë ngritur e kanë bllokuar seancën, duke mos lenë asnjë të flasë.

Ka qenë i pari Flamur Noka që ka hedhur miell drejt Edi Ramës dhe më pas një deputet tjetër ka hedhur sërish miell drejt Gramoz Ruçit. Njësoj si rastet e tjera, kur e kanë goditur me vezë apo me flakadanë, Edi Rama nuk është prekur nga opozita. Mielli i Flamur Nokës në këtë rast ka rënë mbi Ditmir Bushati.

 

Deputetët e PD që hodhën miell mbi kryeministrin Edi Rama, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu u përjashtuan nga seanca parlamentare me vendim të kryetarit Gramoz Ruçi, pasi ata hodhën pluhur të bardhë mbi kryeministrin dhe ministrat. Ata godit

Deputetët e PD që hodhën miell mbi kryeministrin Edi Rama, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu u përjashtuan nga seanca parlamentare me vendim të kryetarit Gramoz Ruçi, pasi ata hodhën pluhur të bardhë mbi kryeministrin dhe ministrat.

Opozita po proteston me forcë në Kuvend, kryetari i saj Lulzim Basha ka bllokuar foltoren dhe kërkon përjashtimin e Ramës nga seanca për fjalorin vulgar ndaj shqiptarëve.

Tensionet janë bërë më të forta pas përjashtimit të dy deputetëve; deputetët e opozitës kanë hedhur objekte të ndryshme në drejtim të Ramës, ndërkohë që rojet e sigurisë me dosje janë munduar t’i shmangin.

Para se të hidhte pluhurin mbi kryeministrin, Noka i vendosi atij mbi tryezë një pankartë: Lironi kuksianët!

Opozita po proteston me forcë në Kuvend, kryetari i saj Lulzim Basha ka bllokuar foltoren dhe kërkon përjashtimin e Ramës nga seanca për fjalorin vulgar ndaj shqiptarëve.

Tensionet janë bërë më të forta pas përjashtimit të dy deputetëve; deputetët e opozitës kanë hedhur objekte të ndryshme në drejtim të Ramës, ndërohë që rojet e sigurisë me dosje janë munduar t’i shmangin.

Para se të hidhte pluhurin mbi kryeministrin, Noka i vendosi atij mbi tryezë një pankartë: Lironi kuksianët!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *