VIDEO/ Digjen dy hektarë pisha në pyllin e Semanit, dyshimet e para mbi shkaqet e zjarrit

Kronike Kryesore shtojca

 

Të paktën dy hektarë me pisha dhe shkurre janë djegur në pyllin e Semanit si pasojë e një zjarri që perfshiu këtë zonë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se në vendngjarje ndodhen 4 makina zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Aktualisht zjarri është nën kontroll, por gatishmëria është maksimale. Flakët e zjarrit janë në një zonë të pyllëzuar dhe nuk ka rrezik për banesat.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e pushuesve dhe nuk është i qëllimshëm.

Gjithashtu mësohet se drejt vendngjarjes ka mbërritur edhe prefekti i qarkut Fier Vasil Bregu, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm. Prefekti ka thene se nëse situata përkeqësohet, do kërkohet ndihma e helikopterve.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *