VIDEO/ Digjet makina e kryebashkiakut Leli , zjarri dyshohet i qëllimshëm. Pistat ku po hetohet

Kryesore Provinca Slider kryesore

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është djegur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë. Burime zyrtare nga policia thanë se ka marrë flakë automjeti tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi me inicialet E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tjetër tip ‘Ford’ është në pronësi të shtetasit me inicialet B.A.

News 24 dhe Balkanweb kanw siguruar pamjet nga djegia e makines qe perdor kryeashkiaku i Vlores, Dritan Leli. Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Burime zyrtare për News 24 thanë se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ku shenjestër ka qenë makina tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë, që përdorej nga Leli. Gazetari Mehmeti tha për ‘BW’ se policia po heton disa pista, ku një prej tyre është ajo në lidhje me detyrën e Lelit, por jo vetëm.

Policia pritet të marrë dëshminë e kryebashkiakut por edhe të pronarit të mjetit tjetër, që është djegur i cili ka qenë i parkuar ngjitur makinës së kryebashkiakut.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *