Video e arrestimit/ “I kontrolluat të gjitha”. Me blinda për kapjen e 4 të fortëve, Prokuroria jep deklaratë për aksionin

Kronike Kryesore Lajme

Plot 20 banesa e lokale tregtare të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale kanë qenë në fokus të kontrolleve të policisë gjatë operacionit ” Forca e Ligjit” në Shkodër.

Policia publikoi videon nga kontrollet e ushtruara që u finalizuan me katër të arrestuar. Mes te arrestuarve eshte dhe nje anetar i fisit Bajri. Një person ndërkohë vijon të mbetet në kërkim.

Policia thote se “te arrestuarit janë elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjerë”.

Në operacionin që nisi rreth orës 02:30 të mëngjesit të së mërkurës së 5 shtatorit 2018,krahas policisë dhe FNSH-së Shkodër morën pjesë dhe RENEA dhe FNSH e Tiranës.

U sekuestruan armë, municione, makina dhe para cash

Gjatë operacionit, policia tha se “janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme”.

Konkretisht janë sekuestruar:

• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë); • 6 mjete të blinduara; • rreth 800 fishekë; • 1 armë e ftohtë • 10.500 euro; • 3 makina lojërash fati;

• njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB; • telefona celularë dhe karta telefonike; • 2 veshje antiplumb. 

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Reagimi i Prokurorise

Pas aksionit në lagjet e “të fortëve” në Shkodër, ka ardhur dhe një reagim nga Prokuroria e Shkodrës. Sipas një njoftimi për mediat, Prokuroria bën me dije se i ka kërkuar gjykatës mandate për kontrolle në banesa, pas dyshimeve se mund të gjenin sende të vlefshme për vepra penale.

Njoftimi i plotë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka vijuar hetimet intensive për identifikimin e autorëve të krimeve të rënda që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës në muajt e fundit.

Çmojmë bashkëpunimin në nivel të lartë me Policinë e Shtetit për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për lejimin e kontrollit të banesave dhe vendeve të tjera.

Mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të deduktuar nga provat e administruara deri në këtë moment procedural i paraqitëm gjykatës
kërkesën për të lejuar kontrollin e banesave dhe vendeve të tjera, në të cilat mund të gjendeshin prova me rëndësi për hetimin.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Gjatë kontrollit janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar disa prova  materiale, mbajtja e të cilave përbën vepër penale, për kryerjen e të cilave janë arrestuar 4 shtetas.

Duke pasur njëkohësisht mbështetjen e fortë të Prokurorisë së Përgjithshme, ritheksojmë vullnetin e palëkundur për të përmbushur detyrat në përputhshmëri me ligjin për goditjen e krimit.

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjesëtarë të grupeve kriminale në Shkodër. Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarinë e grupeve kriminale në qarkun Shkodër, zhvilluar këto hetime në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion të hetimeve të ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në këtë qytet, Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, kanë arritur të ndalojnë dje në qytetin e Shkodrës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë. Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminalë si dhe mbledhjen e të dhënave në rrugë operative me qëllim evidentimin sa më të plotë dhe sa më të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie. Bazuar në 19 urdhra kontrolli të miratuar me vendim gjykate Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në 20 banesa e lokale tregtare, të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale. Operacioni nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 persona, 1 është në kërkim. Të arrestuar janë: • Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër; • Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër; • Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër; • Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër; Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme. Konkretisht janë sekuestruar:• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);• 6 mjete të blinduara;• rreth 800 fishekë;• 1 armë e ftohtë• 10.500 euro;• 3 makina lojërash fati;• njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;• telefona celularë dhe karta telefonike;• 2 veshje antiplumb.Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse procedurale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.Ne dëshirojmë të falënderojmë shumë përzemërsisht qytetarët e Shkodrës për mbështetjen që na japin çdo ditë në ushtrimin e detyrës sonë të vështirë dhe veçanërisht për qetësinë dhe mbështetjen që na dhanë gjatë këtij operacioni.Ne i sigurojmë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 6. September 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *