Video/ E plagos dhe i lutet të mos vdes, pamjet e çiftit bëhen virale në rrjet

Botë Rrotull

Ky është momenti tronditës ku një grua i kërkon falje të dashurit të saj, pasi dyshohet se e plagosi pas një sherri.

Sonia Amairani Núñez, rreth të 20-ave, gjunjëzohet në trotuar dhe lutet që Erick Omar Diaz, të mos ndërrojë jetë. Dyshohet se ngjarja e rëndë ndodhi brenda një moteli meksikan të dielën në mëngjes. Por, pas plagosjes, Nunez duket se është penduar, teksa e thërret me fjalët:

Më falni dashuria ime, ju lutem mos vdis“, ndërsa partneri i saj i plagosur ishte shtrirë në tokë, duke “luftuar” me vdekjen.

Fillimisht, Nunez doli nga moteli “Las Cascadas” në Iguala, një qytet në bregun meksikan të Paqës0rit të Guerrero duke u përpjekur për të ndihmuar Diaz. Gjithashtu, i bënte thirrje njerëzve se ai e goditi i pari dhe i duhej që të thonin të vërtetën përpara organeve kompetente.

Videoja 12 minutëshe u bë mjaft virale. Gjithashtu, në një moment shihej qarta plaga e Diaz. Zorrët e tij kishin dalë jashtë. Ndërkaq, Diaz u transportua në një spital lokal dhe është në gjendje të qëndrueshme pasi ai iu nënshtrua operacionit. Núñez u arrestua dhe pritet të mësojë akuzat.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *