Video / E puth gazetarin në mes të emisionit, Gixhari: I ke buzët e bëra

Showbiz

Moderatorja e emisionit “Siluete”, Gerta Gixhari ka realizuar së fundmi një intervistë me gazetarin Klinton Zeqiraj, që ka përfunduar me një puthje.

Teksa po flitej për ndërhyrjet estetike tek femrat, Gixhari e pyeti në një moment Zeqirajn nëse i kishte të bëra buzët. Ky i fundit, nuk ka ngurruar për ta ftuar Gertën për një puthje, në mënyrë që t’ia vërtetonte natyralitetin e buzëve të tij.

Sikurse nuk pritej, Gerta është drejtuar menjëherë nga Klintoni duke i dhuruar një puthje në buzë dhe duke i thënë më pas se i ka të bëra. “Unë i kam të miat, i kam natyrale. Duhet t’i provosh më shumë zemër”-iu përgjigj Klintoni, i cili më pas shpërtheu së bashku me Gertën në të qeshura.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *