VIDEO / Fenomeni Rita Ora ndez sheshin “Skëndërbej”, mijëra qytetarë e ndjekin live

Kryesore

Sheshi “Skënderbej” është elektrizuar sot nën ritmet e muzikës së këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Mijëra qytetarë kanë tejmbushur sheshin “Skënderbej” që në orët e para të pasdites në pritje të këngëtares së mirënjohur shqiptare. Sheshi “Skënderbej” ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij për të shijuar hitet botërore të këngëtares Rita Ora.

 Koncerti nisi me ritmet e muzikës së këngëtares së njohur nga Kosova, Kida. Disa nga hitet më të bukura të saj kanë bërë që qytetarët e shumtë që ishin në shesh të shijonin muzikën por edhe të kërcenin së bashku me këngëtaren.

 Skena ka kulmuar më tej kur në shesh mbërriti këngëtarja me famë ndërkombëtare Rita Ora.

 “Your song” e Rita Orës ka elektrizuar jo vetëm skenën por të gjithë sheshin “Skënderbej”, ndërsa spektakli ka vijuar me të tjera këngë hit të saj. Nuk ka munguar në repertorin e saj edhe një miksim i një prej hiteve të saj me muzikën e një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Tropojës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *