Video/Flet Yuri Kim për herë të parë si ambasadore, mesazhi në shqip: Ne jemi ende me ju, krahë për krahë

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim mbajti fjalën e parë publike në marrjen e detyrës së saj.

Shiu i Tiranës nuk ndali entuziazmin e ambasadores së ShBA-së, Yuri Kim për tiu përveshur punës në Tiranë.

Në mëngjes u ndal tek presidenca për ti dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në mesditë mbajti dhe një fjalim drejtuar popullit shqiptar ku nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate edhe më e fortë dhe më e aftë.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e palëkundur të popullit shqiptar për liri e drejtësi dhe për një sistem ku secili duhet të respektojë të njëjtat rregulla” shtoi ambasadorja duke theksuar se pret me kënaqësi të punojë me liderët shqiptarë teksa marrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin në sistemin shqiptar.

Fjalimi gati 10 minuta, i mbajtur në anglisht u mbyll me një mesazh në gjuhën shqipe: Jemi me ju krah për krah!

Madje ambasadorja dha dhe një mesazh shqip: Ne jemi ende me ju krahë për krahë.

Fjala e plotë

“Jemi miq, jemi aleatë dhe jemi partner. Siç thashë gjatë seancës time dëgjimore në senat pak miq e kanë përqafuar Amerikën. Jam e nderuar të jem këtu para ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së Kjo ndërtesë e bukur qendron si një testament për forcën e qëndrueshme të marrëdhënieve amerikano-shqiptare.

Miqesia jonë nuk u ndërtua në një ditë po rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë presidenti Withdrow ngriti zërin për Shpipërinë kur askush nuk e bëri. Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur. Kundër çdo gjase priti një përfaqësues në SHBA dhe priti që Pas luftës së dytë botërore dy qeveritë tonë morën rrugë të ndryshme.

Edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra tjetrin popujt tanë vazhduan ta mbështesin njëri tjetrin. Qendruam të lidhur dhe flisni me njëri tjetrin midis zërit të Amerikës. Kemi qendruar krahë jush që atëherë dhe tani përpjekjet tuaja për tu anëtarësuar në BE. Sot qëndrojmë pranë jush në mbështetje të ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë të vështirë përpara po dimë se puna e vështirë është më e lehtë kur ke miq dhe aleatë afër teje. SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë të bëhet aleate më e fortë. SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë SHqipërinë të përforcojë kandidaturën e saj për në BE.

Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë. Jam besimplotë teksa drejtësia të hedh rrënjë në Shqipëri më tepër investitorë do të vijnë në Shqipëri në mënyrë që të krijohen më tepër mundësi punësimi. Të mos ketë dyshime që SHBA e vlerëson Shqipërinë si aleate dhe mike të vërtetë. Ashtu siç qëndruam në 1920, 1991, 1999, 2009,do e mbështesim vendin tuaj. Ju përshëndes dhe ju them “Ne jemi ende me ju krahë për krahë”, tha ambasadorja.

One hundred years ago, in 1920, President Woodrow Wilson defended Albanian sovereignty and advocated successfully for its place in the League of Nations as an independent country. Watch live as U.S. Ambassador Yuri Kim gives her first public speech on the steps of our historic U.S. Embassy building to mark this important anniversary. #USAStandsWithAlbania #AmbKim

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Montag, 27. Januar 2020

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *