Video/Foto – Degjeneron fjalori në Kuvend, ja momenti kur Bushati lagu me uji opozitën

Politikë shtojca

Kuvendi zhvilloi sot një seancë të tensionuar, ku opozita tentoi për shumë minuta të pengojë punimet normale. Deputetët e opozitës kanë kërkuar largimin e Ramës si përgjegjës për të gjitha ngjarjet që pasuan vendimin për vendosjen e tarifës për kalimin në rrugën Durrës- Kukës, përfshi edhe arrestimin e një numri të konsiderueshëm protestuesish që morën pjesë në djegien e posteve të pagesës të vendosura nga konçensionari në këtë rrugë. Ata kanë qëlluar me miell dhe vezë në drejtim të kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar çka ka sjellë dhe ndërprerrjen për disa herë të punimeve të seancës. Situata ka arritur kulmin e tensionimit ne momentin kur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në shenjë revolte për miellin me të cilin ishte goditur, ka marrë bidonin e ujit që kishte në tavolinë dhe e ka zbrazur në drejtim të deputetëve të djathtë, duke provokuar një reagim të ashpër të tyre. Protagonistë i këtyre zhvillimeve është bërë edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili në vijimësi i është drejtuar kryeministrit Rama me fjalët “rrugaç” dhe “trap”. Gjithashtu ajo që ka bërë përshtypje në këtë seancë kanë qenë dhe disa pankarta që deputetët e LSI mbanin në duar dhe ku shkruhej “Rama – dick, populli – big”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *