Video/ Hapen dyert e mortit për shkodranin, familjarët: Një ditë para vdekjes festoi 3 vjetorin e martesës

Kronike Lajme

Tragjedia e Genovës ka shënuar edhe dy shqiptarë të vdekur mes 39 viktimave në total. Familja e njërit prej viktimave, Edi Bokrinës, 32 vjeç, nga Shkodra ka hapur dyert e mortit.

Familjarët e tij kanë folur për ‘Report Tv’  dhe Star Plus duke dhënë detaje shtesë për të riun. Edi Bokrina në Shqipëri njihet me emrin Admir Bokrina. Bokrina jetonte prej shumë vitesh në Itali dhe vetëm një ditë para vdekjes ka festuar 3 vjetorin e martesës.

Njoftimi për vdekjen e Edi Bokrinës

32-vjeçari jetonte në Itali që prej vitit 2000 bashkë me familjen. Në momentin e lajmit të vdekjes së tij, në Itali ka qënë vetëm i vëllai me bashkëshorten, ndërsa prindërit, të cilët ndodheshin në Oblikë për pushime janë nisur me urgjencë drejt Genovas.

Lajmi i vdekjes së tij është marrë nga familjarët rreth mesnatës, ndërsa në Oblikë janë hapur dyert e mortit.

 

TRAGJEDIA E GENOAS, NJE NGA VIKTIMAT NGA SHKODRA, FLASIN FAMILJARET PER STAR PLUS

TRAGJEDIA E GENOAS, NJE NGA VIKTIMAT NGA SHKODRA, FLASIN FAMILJARET PER STAR PLUS

Gepostet von Star Plus TV am Mittwoch, 15. August 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *