Video / Ilir Mati degjeneron gazetaren e Top Channel: Studio moj…

Showbiz

Reporteri i njohur Ilir Mati bën për “ujë të ftohtë” gazetaren e re të Top Channel Oriela Nebijaj, më herët zëdhënëse e PD.

Nebijaj ka bërë një kronikë nga baza detare e Pashalimanit në Vlorë por ndërkohë ka bërë shumë gafa të cilat, reporteri ia ka renditur si më poshtë:

“Pashaliman do të thotë Liman i Mirë ( e jo Limani i Pashait). Në Pashaliman nuk është gjetur asnjë deshmi pranije vendqendrimi otoman. Akuatoriumi i Bazës është artificial. Ai është gërryer me dragë dhe materiali i grryerjes është hedhur në pjesën kënetore në jug të postobllokut të KRAF -it.

Nr 105 i nëndeteses relike, është nr i dalë nga trillimi artistik i shkrimtarit IKadare (edhe varri Pashait po ashtu).

Baza nuk ishte Bazë e Traktatit të Varshavës por Baze Detare e Republikës së Shqipërisë.

Etj”, vë në dukje Mati ndërsa këshillon miqësisht Nebijajn:

“O koleg gazetare, studioni dokumenta në Arkivin e Ushtrise, para se t’i tregoni publikut për Bazën e Pashalimanit.

Komandanti i Bazës nuk është historian. Atë pyeteni për detyrat që ka e si i kryen.

Sinqerisht, kolegu juaj Ilir Mati”.

Ndiqni videon:

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *