Video/ Intervista, Rama: I bëmë detyrat, ne jo “kokë turku” nga BE

Politikë shtojca

Gjurma 25/04/2018

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku pritet të takohet me kancelaren Merkel. Gjatë një vizitë për DW, kryeministri deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet për hapjen e negociatave.

Shefi i qeverisë tha se shpreson se Shqipëria të mos përdoret si ‘kokë turku’ dhe të mos mbetet peng e asnjë dinamike të brendshme të vendeve të BE

“Negociatat, tani nis një fazë e vështirë. teknikisht kemi përmbushur të gjitha detyrimet. Kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Vendimmarrja tani bazohet mbi vendime politike. Dëshiroj që Shqipëria të mos bëhet peng e asnjë dinamike të brendshme dhe të mos përdoret si ‘kokë turku’. Merkel kampione e proceseve transformuese, shpresoj se do jetë në favor për ne në këtë moment thelbësor“, deklaroi Rama

Rama tha se Europa ka nevojë për Ballkanin dhe nuk duhet të shohë përtej kufijve.

A do binden vendet anëtare për hyrjen e Shqipërisë në BE?
Ne kemi marrë rekomandimin të qartë dhe pa kushte, çka nënkupton që teknikisht kemi përmbushur detyrimet. Detyrat e shtëpisë janë bërë për këtë. Tani është vendimmarrje e bazuar në gjykim politik, dhe këtu ka gjithmonë luftë pasi ka interesa të ndryshme. Shqipëria dua të mos bëhet peng i asnjë dinamike të brendshme e të mos përdoret nga forcat politike dhe individët si një lloj ‘koke turke’ për të avancuar axhendat që nuk kanë të bëjnë me atë që ne kemi bërë detyrat e shtëpisë.

Besoj se Merkel, që është kampione evropiane dhe e proceseve transformuese, do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Maqedoninë. Rrugëtimi do të jetë i vështirë, por është thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë.

Diskutimet me Malin i Zi, çfarë do të thuash?
Mali i Zi është një partner i qartë i BE dhe NATO.

Deklarata e Krichbaum për zbatimin e reformave. Më pak korrupsion, më pak krim dhe ekonomi e hapur. Sa kohë do i duhet Shiqpërisë për të ecur në këtë rrugë?
Varet nga këndvështrimi, ne kemi bërë progres befasues. Përmes Vettingut vetëm në hapat e parë kemi 21 gjyqtarë e prokurorë jashtë sistemit. Sistemi po pastrohet. Në raportin e progresit është shprehur qartë se ky është një model që duhet përhapur në vendet e rajonit.

Rezultatet befasuese të çrrënjosjes së kultivimit të kanabisit. Pra, po ta shohim nga këndvështrimi i hyrjes në një fazë të re tani është mjaftueshëm. Po ta shohim si anëtarë jam dakord me zotërinë se kemi shumë për të bërë. Kjo ka të bëjë me nisjen e një pune të madhe për të qenë gati, po të ishim gati do t’i kishim bërë këto. Kemi mjaft raporte të pavarura.

ERTV: Berlin – Intervistë për Deutsche Welle

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 25. April 2018

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *