VIDEO/ Ja momentet e dhunës në stadiumin e Korçës

Sport Vendi

Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme Kategoria Superiore e Kampionatit Shqiptar të Futbollit. Ndeshja Skënderbeu-Partizani që luhet ende në Korçë ka degjeneruar në akte dhune nga ana e tifozerive të të dyja ekipeve. Tifozët kanë zbritur në fushë ndërsa janë përleshur me njera-tjetrën, ndërsa arbitri është detyruar të ndërpresë lojën. Është dashur edhe thirrja e ambulancës pasi siç raportohet nuk kanë munguar të plagosurit. Ndërkohë që policia nuk ka mundur dot të kontrollojë situatën. Pas disa minutash ndërprerje ndeshja ka rifilluar serish.

 

 

Dhuna në Korce on Vidnews.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *