VIDEO/ Gafa e Spahos me mikrofonin ndezur, ja si Basha i jep urdhrat me telefon

Kryesore Politikë shtojca

 

Ndonëse qëndron vetëm dy radhë më pas në sallën e Kuvendit, Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, urdhrat e tij ndaj kreut të grupit parlamentar, Edmond Spaho preferon t’ia transmetojë me telefon dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mes tensionit të seancës së mbrëmshme, gjatë së cilës u miratua ligji që përcakton procedurën për ngritjen e Teatrit të ri Kombëtar, Edmond Spaho e ka pasur të pamundur që ta drejtojë grupin e tij parlamentar në mënyrë të pavarur. Pasi kanë përfunduar diskutimet për projektligjin në fjalë, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho ka kërkuar fjalën për procedurë. Por ndërsa kryetari i Kuvendit i ka dhënë fjalën dhe teknika i ka hapur mikrofonin, e ka gjetur Spahon të papërgatitur. Ai gjatë kësaj kohe po fliste në telefon me kryetarin e partisë, ndërsa në mikrofon dëgjohen fjalët e Spahos: Po nëse nuk e tërheqin projektligjin….”. Kjo ka shkaktuar ilaritet në sallë, ndërsa kryetari i Kuvendit i është drejtuar sërish “mund të flasësh tani që more porosinë”.
Për të ndjekur këtë episod mund të shihni videon:

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *