VIDEO/ Këngëtari i njohur shqiptar masakron qenin në mes të qytetit

Kryesore Lajme

Një video po qarkullon orëve të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet një person duke masakruar qenin në mes të ditës.

Një denoncues bën të ditur për “JOQ” se personi është këngëtari i njohur shqiptar Hajredin Gjeta.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës teksa siç shihet në video, Gjeta shfaqet duke i gjuajtur qenit të rrugës me sëpatë.

‘Po ju dërgoj një video të regjistruar sot në Durrës. Është këngëtari Hajredin Gjeta që pasi ka masakruar qenin me sëpatë, vazhdon i gjuan akoma me tulla në mes të ditës”, shkruan denoncuesi.

Qeni ka mbetur i paralizuar dhe ka ndenjur me orë të tëra në rrugë i gjakosur.

Kanë qenë vullnetarët ata që e kanë çuar në klinikë. Në videon më poshtë, gjeni pamjet e rënda.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *