Klevis Balliu është një nga deputetët më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Por ai është bërë i njohur për opinionin publik jo vetëm se është djali i botuesit e Gazetës 55, Fahri Balliu dhe se merret me politikë, por edhe se ai ka qenë një nga emrat e politikanëve më të përfolur vitin e fundit për jetën e tij private. Shpesh herë ai është bërë personazh i faqeve rozë në mediat shkruara dhe ato online për një lidhje të mundshme me moderatoren bukuroshe, Ilda Bejleri. Megjithëse ata asnjëherë nuk e mohuan miqësinë me njeri-tjetrin, lidhja e tyre nuk u faktua asnjëherë. Por duket se vet Klevisi e ka lënë pas atë histori. Ai shihet thuajse çdo mëngjes duke bërë vrap vetëm në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Por mëngjesin e sotëm ai u kap mat duke vrapuar me një tjetër bukuroshe.