VIDEO/ Kreu i Policisë Rrugore po fliste për masat për uljen e aksidenteve, pranë tij përplasen dy makina

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Në një kohë që ndodhemi në sezonin turistik, rrugët e vendin vijojnë të kenë problematike për sa i përket trafikut të rënduar dhe aksidenteve. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola bën të ditur akset më problematike në vend, dhe masat që janë marrë për mbarëvajtjen e sezonit. Tola teksa i bëri apel drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregulla të qarkullimit rrugor, pohoi se në rrugët e vendit duhet shtuar sinjalistika rrugore për parandalimin e aksidenteve. 

Ashtu si çdo vit, edhe gjatë këtij sezoni turistik, në disa prej rrugëve të vendit vijojnë problematika për sa i përket qarkullimit të automjeteve dhe trafik të rënduar.

Akset më problematike sipas Drejtorit të PolicisëR janë rrugët që të çojnë drejt destinacioneve turistike, ndërsa plani i masave është hartuar që në muajin prill dhe maj.

Për të garantuar sigurinë e mjeteve policia rrugore ka angazhuar edhe shërbime shtesë, pasi shkeljet më të shpeshta gjatë kësaj kohe janë shpejtësia dhe konsumimi i alkoolit.

Tola u shpreh ndër të tjera, se një risi e këtij sezoni ka qenë edhe dërgimi i gjobave në adresën e shkelësit.

Sa për aksidentet rrugore, Tola shtoi se ky 6 mujor, krahasuar me atë të një viti më parë kanë shënuar ulje, por nevojitet dhe përmirësimi i sinjalistikës rrugore, për ti parandaluar këto përplasje që shpesh herë rezultojnë fatale.

Teksa drejtori Tola jepte një intervistë për gazetarët, në autostradën Tiranë-Durrës, pa krahëve të tij  u regjistrua një aksident, fatmirësisht vetëm me dëme të vogla materiale.

Ndërkohë që drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tole po fliste për menaxhimin e trafikut dhe masat e shtuara nga policia rrugore, jo shumë metra larg tij ndodh një aksident.

polici

Tola ishte përballë gazetarëve në Qafën e Kasharit në Tiranë, duke shpjeguar me detajet masat për sezonin turistik. Ndërsa fliste për gazetarët, dy automjete janë përplasur midis tyre.

Për më tepër shihni videon:

Për më tepër shihni videon:

 

Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola, për masat për menaxhimin e trafikut, lëvizjen dhe kujdesin kryesisht në fundjavë që ikin në zonat e plazhit, përdorimin e rrugëve alternative, kontrollet me radar e drager.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 20. Juli 2019

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *