Video/ Kroati gris flamurin shqiptar, Spahiu: Mos i mbështesni, mos jini inferior!

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Kreshnik Spahiu, lideri i Aleances Kuqezi, tashme i terhequr nga politika, nepermjet nje postimi ne Facebook kerkon qe shqiptaret te mos i mbeshtesin kroatet, pasi ata jane kunder shqiptareve. Per kete ai poston nje moment festimi te tifozeve kroat, kur nje shtetas merr dhe gris flamurin kuqezi.

“Grisen flamujt shqiptar. Kroatët tallen pse festojnë shqiptarët. Nuk na njohin as për vëllezër as për Ilir. Troç dhe shqip: Populli ynë s’duhet tregohet kaq inferior se po na qesh Bota…….. Shpërndaje #”, shkruan Spahiu.

Por Gazeta Ekspress shkruan se personi eshte serb dhe jo kroat.

Në atë video shihet se si ai ia rrëmben nga dora flamurin kombëtar shqiptar një personi me makinë gjatë festimeve të triumfit të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës, shkruan Gazeta Express.

Por, tani mediat nxjerrin identitetin e tij të vërtetë.

Ai quhet Sasha Tomic, dhe është nga Serbia. Kjo vërtetohet edhe përmes këtyre fotografive, ku ai shihet i veshur me fanellë të shtetit të Serbisë. Gjithashtu, në instagramin e tij e ka të shkruar se është nga Serbia.

Mbrëmë Kroacia triumfoi në gjysmëfinale kundër Anglisë me rezultat 2:1, derisa të dielën do të ballafaqohet në Finale me Francën.

https://www.facebook.com/kreshnik.spahiu.1/videos/10217124563487107/?t=6

 

Image

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *