VIDEO/ Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës në darkën zyrtare të Bashkisë

Kryesore Politikë

Në një darkë zyrtare të një institucioni të shtetit shqiptar, një kryetar bashkie guxon që t’i këndojë me pasion dhe dashuri Enver Hoxhës.

Skandali është konsumuar mbrëmë në Tepelenë. Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti ka shtruar një darkë me rastin e 75 vjetorit të çlirimit.

Dhe në këtë darkë Tërmet Peci i këndon Enver Hoxhës madje fare haptazi nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.

Nga pamjet e ofruara në faqet e FCB që kontrollohen nga kryebashkiaku i Tepelenës, shikohet qartë sesi Tërmet Peçi shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bëncës që e ka pasur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.

Komandanti Enver Hoxha-është refreni i përsëritur shumë herë nga Tërmeti madje ky i fundit në një moment nderon edhe me grusht ashtu si dikur komunistët. Në një moment në vend të Enver Hoxhës, thuhet Edi Rama dhe sërish kthehet tek Enver Hoxha.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *