VIDEO / Kupa e Mbretit historike! Eliminohet edhe Barça pas Realit

Botë Sport

Pas Atletiko Madrid, Seviljes dhe Real Madrid, edhe Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit pa arritur në katërshen gjysmëfinale. Skuadra e Kike Setien u mund me shifrat 1-0 nga Atletik Bilbao në fushën e kësaj të fundit duke dalë kështu nga turneu ku sigurisht ishte mes pretendentëve.

Pas trazirave të fundit në klub me zënkën Mesi-Abidal, pritej të shihej reagimi Barcelonës, por katalanasit nuk u shfaqën përsëri aq thumbues sa pritej përballë baskëve të cilët luftuan në çdo cep të fushës. Mesi dhe Grizman, i aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes, kishin raste të mira për të shënuar e mbyllur sfidën, por Simon ndali goditjet e tyre.

Dushi i ftohtë erdhi në minutën e 93-të të ndeshjes, kur Inaki Uilliams devijoi topin para Ter Shtegen i cili e ndoqi me sy teksa shkonte në rrjetë. Sigurisht që nuk kishte kohë për asgjë, duke bërë që të shpërthente festa në “San Mames” për këtë triumf historik përballë Barcelonës e cila largohet kokulur nga një turne ku dëshironte të ishte protagoniste.

Edhe Skuadra e Zidan që shihej si favorite absolute, është mundur me shifrat 4-3 në “Santiago Bernabeu” ku pakkush priste një rezultat të tillë me Real Sociedadin.

Në pjesën e parë ishte pikërisht një futbollist i cili ka qenë pjesë e Real Madrid, Martin Odegard, ai që shënoi golin e avantazhit. Norvegjezi kaloi topin mes këmbëve të nëj mbrojëtsi dhe portierit Areola për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, ndërsa nuk munguan për të edhe duartrokitjet në stadium.

Në pjesën e dytë pritej reagimi i madrilenëve, por në fakt ata u tronditën nga dy gola të shpejtë të shënuar nga talenti suedez Aleksander Isak. Djaloshi shënoi në minutat 54 dhe 56, duke bërë të heshtë “Santiago Bernabeu” që e kuptoi se ai që mendohej një kualifikim i thjeshtë në Kupë, mund të kthehej në makth.

Goli i Marcelos ngjalli përsëri shpresë, por Merino shënoi edhe të katërtin duke bërë që 20 minutat e fundit të ishin të ethshme e të shihnin madrilenët në sulm në kërkim të një barazimi gjithnjë e më pak të mundshëm. Rodrigo gjeti rrjetën në minutën e 81-të dhe Reali iu afrua shpesh portës kundërshtare. Por vendasit tundën rrjetën vetëm në minutën e tretë shtesë të ndeshjes me Naço e kështu i dha lamtumirën Kupës së Mbreti, duke i hapur rrugë Real Sociedad drejt gjysmëfinaleve. /vipsport.al/

 

https://streamable.com/znhyu
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *