Video / Kuvendi nxjerr videon: Ja si ndryshuan kartën e Robert Bitrit dy deputetët e LSI

Kryesore Politikë

Pasi Kuvendi rrëzoi pretendimin e PD dhe LSI-së për të anuluar votimin e ligjit për teatrin e ri, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla publikon një video të nxjerrë nga kamerat e sigurisë së Kuvendit për të vërtetuar akuzat e bëra nga ai gjatë paradites së sotme.

Në video, siç sqaron Balla duket momenti kur deputeti i LSI-së Endrit Braimllari i jep kartën e Vangjel Tavos kolegut të tij Edmond Panariti, i cili ia ndryshon Bitrit, duke bërë që ky i fundit të votonte në emër të Tavos.
 “Opozita (PD&LSI) bojkotuan sot Kuvendin me arsyetimin se ka ndodhur një gjëmë e rëndë, për shkak se deputeti Robert Bitri ka votuar në vendvotimin e tij, pa ditur se dikush tjetër prej kolegëve të tij në ish-Grupin Parlamentar (LSI) i kish ndërruar kartën e aksesit në votim, duke i vendosur në vendvotimin e vet kartën e kolegut Vangjel Tavo. Pavarësisht se kjo nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të votimit. Tani shikoni pamjet filmike që Sekretariati i Votimit mori në shqyrtim. Duket qartë se kush janë deputetët që marrin pjesë në “aksionin’ për ndryshimin e kartës dhe duket gjithshtu edhe momenti kur deputeti Robert Bitri ushtron mandatin e tij për të votuar në vendvotimin e vet. Më vjen keq për Profesor Panaritin që është përfshirë në këtë skenar.
Po tani ka ndonjë ndjesë publike ndaj qytetarëve për bojkotimin e punës nga deputetët e opozitës, edhe pse po ata janë fajtorë të kësaj situate?
Gjeni arësye tjetër për bojkot!!! Por jo këtë që ë prodhuat vetë”, shkruan Balla.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *