VIDEO/ Liqeni Artificial sërish i bllokuar, policia bashkiake nxjerr qytetarët nga parku, gazetari: Më tregoni urdhrin

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Ndonëse pensionistët kishin leje sot deri në orën 10:00 të shëtisnin dhe familjet me fëmijë po njësoj, shumë prej tyre apo banorë pranë liqenit nuk kanë mundur të kalojnë disa orë në natyrë e ajër të pastër pranë parkut më të madh në Tiranë.

Policia bashkiake ka rrethuar sërish mëngjesin e sotëm parkun e Liqenit Artificial duke mos lënë askënd të shijojë momente në natyrë. ‘BalkanWeb’ sjell pamje ku shihet se si policia nxjerr nga parku qytetarët, të cilët kishin dalë për shëtitje. “Të lutem nuk lejohet. Zotëri, ka mundësi”, polici i drejtohet qytetarëve, të cilët dalin nga parku i liqenit.

Ndërkohë, gazetari Erjon Skëndaj ka qenë në zonën e liqenit, ndërsa ka pyetur policët nëse ata kanë një urdhër që e mbyllën parkun. “Më tregoni urdhrin përse keni mbyllur parkun. Ky nuk është institucion i rëndësisë së veçantë.”, i drejtohet Skëndaj policëve. Kjo situatë u përsërit edhe dje, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile protestuan pasdite, ndërsa thyen shirin e vendosur nga policia dhe u futën në parkun e liqenit. (BalkanWeb)

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *