Ka nisur me debate të ashpra seanca dëgjimore në komisionin parlamentar të Medias seanca dëgjimore ku janë të pranishëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Komisioni i Medias ka nisur me debate të ashpra mes kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetes së PD, Albana Vokshi.
Albana Vokshin: Mos u trego arrogant.
Veliaj: Mos gënje, nëse do të bëhesh aktore shko bëj audicion
Veliaj: Të erdha për respekt
Albana Vokshi: Nuk dua respekt
Veliaj: Ti ndoshta nuk meriton respekt. Tani më thua çohu ik
Vokshi: Më vjen keq që ke ardhur të bësh zhurmuesin
Veliaj: Shfrytëzoni çdo kauzë, si ke lodrat.. që sollët Nishanin, ja ku jemi sot
Vokshi: Jeni i paftuar. Unë mund tju nxjerr jashtë. Keni ardhur i paftuar sepse nuk doni të lini
Veliaj: Teatri do të jetë njësoj si pazari e këndi i lojrave
Vokshi: Mbyll mikrofonin, këtu drejtoj unë jo ju
Veliaj: Më ftove të vij, nesër merr çmim sheshi Skënderbej nuk mund të vij Shihni lodrat, të gjithë deputetët e PD-së i ke tek lodrat dhe pazari i ri.
Vokshi: Dështove si aktore dhe ke sjellë teatrin në parlament. Shkon i vjedh protestën aktorëve. Mos bëj arrogantin. Me mua nuk ia del dot!
Deputetja e PD-së, Vokshi, si kryetare e komisionit ka ndërprerë mbledhjen duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Veliaj, pasi ishte i paftuar. Ndërsa socialistët në komision u shprehën se kanë qenë ata që kanë bërë kërkesën që Veliaj të jetë i pranishëm.
Vokshi- Veliajt: Dil përjashta ose të nxjerrim me zor përjashta. Garda ta nxjerrë përjashta.
Gramoz Ruçi të ndërhyjë urgjentisht sepse garda është vënë në funksion të kryetarit të bashkisë. Garda nxirrni urgjent jashtë kryetarin e bashkisë.
Sherr mes Vokshit dhe Veliajt në Komisionin e Medias
Sherr mes Vokshit dhe Veliajt në Komisionin e MediasPër më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/sherr-mes-veliajt-dhe-albana-vokshit-teatrin
Gepostet von Ora News am Dienstag, 19. Juni 2018