Video/Luftoi me policinë, Josif Kavaja ende në arrati, mbërrin në Elbasan grupi negociator

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Prej 4 orësh vijon operacioni kërkimor në pyllin e fshatit Seltë për kapjen e Josif Kavajës.

Familjarët e 45 vjeçarit kanë mbërritur në fshat dhe po përpiqen të komunikojnë me të që ta bindin për t’u dorëzuar. Përveç tyre në fshatin Seltë ka mbërritur edhe grupi i specializuar negociator që do të tentojë të bëjë Kavajën të dorëzohet.

Pavarësisht se është bërë rrethimi i zonës nga policia, ai nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për t’u dorëzuar.

Sipas policisë, Josif Kavaja vijon të jetë i armatosur, gjë që ka shtuar frikën në mesin e banorëve të fshatit që janë mbyllur në shtëpi.

Terreni malor dhe temperaturat në ulje kanë vështirësuar operacionin e policisë.

Policia ka thirrur vëllain e Kavajës në vendngjarje për të komunikuar, por pa rezultat.

Pasditen e sotme Josif Kavaja kërcënoi me armë zjarri punonjësit e policisë dhe banorët e fshatit Zavalinë të Elbasanit. Gjithçka ka nisur kur policia ka shkuar për të ushtruar një kontroll në shtëpinë e tij, gjë që nuk është lejuar nga Kavaja, i cili ka hapur zjarr dhe më pas është arratisur në drejtim të pyllit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 24.12.2020, forcat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan  kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë  duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *