VIDEO/Marshimi i pazakontë, protestë në mes të Tiranës: Jemi lesbike, jemi krenare

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Një protestë e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Një grup anëtarësh të komunitetit LGBTI kanë protestuar në qendër të kryeqytetit për të drejtat e tyre. Kjo protestë i përkiste kryesisht femrave lesbike.

Megjithëse të pakta në numër ato nuk kanë ngurruar të bërtasin parullat e tyre: “Jemi lesbike, jemi krenare”. E gjithë protesta është shoqëruar nga forcat e policisë megjithëse nuk janë shënuar incidente.

Marshimi nisi në orën 18:00 në sheshin Skënderbej dhe mbaroi rreth orës 19:15.

Në paradë, kishte pjesëmarrës nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi e Turqia.

Ora News ka siguruar disa pamje ekskluzive nga marshimi në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Marshimi Dyke është një protestë, e cila pasi u organizua për herë të parë në vitin 1993 në qytetin e Washington-it nga grupi i aktivisteve politike “Lesbians Avengers” dhe u kthye në traditë të përvitshme në qytete të ndryshme të botës.

Anne-Christine d’Adesky, themeluesja e marshimit të parë Dyke është shprehur se qëllimi kryesor i këtij mobilizimi ishte rritja e vëmendjes ndaj vajzave dhe grave lezbike.

Fotografia e Historia Ime

Fotografia e Historia Ime

Fotografia e Historia Ime

Fotografia e Historia Ime

Fotografia e Historia Ime

Fotografia e Historia Ime

Fotografia e Historia Ime

Fotografia e Historia Ime

Fotografia e Historia Ime

Gepostet von Historia Ime am Freitag, 8. November 2019

Tirana Dyke March! Lesbike, krenare, revolucionare 👭

Gepostet von Xheni Karaj am Freitag, 8. November 2019

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *