VIDEO/ “Mbas burrneshës shkoni të gjithë, ta rrëzojmë këtë qeveri”, LRI këndon marshin e rinisë

Kryesore Politikë shtojca

 

 

Nga Jala ku të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim ndodhen prej disa ditësh kanë dërguar një përshëndetje për të gjithë, duke mos harruar dhe kryeministrin Edi Rama që në vargjet e këngës së tyre të titualluar “marshi i rinisë” e quajnë piktori i jeshiles.

 

Të rinjtë përshkruajnë situatën në vend dhe i bëjnë thirrje popullit të ngrihet për të rrëzuar kryeministrin Rama.

 

MARSHI

Çohuni djem o edhe vajza

se rinia është e para

mbas burrneshës shkoni të gjithë

ta rrëzojmë këtë qeveri.

 

Shitën det e falën toka

por Shqipëria është e jona.

 

Në dorë të piktorit s’lihet vendi

ai nuk është një burrë shteti

 

Çohuni djem o edhe vajza

e rinia është e para

O piktor i jeshiles

shite shokët për karrige

 

Saje qorri ku je ti?

Edi Rama të shiti ty.

 

Nuk shef arsim në vendin tonë

shef veç parcela me drogë

 

Shqipëri moj sa durove?

koncesionet s’i mbarove

 

Taksa k’tej taksa andej

ky piktori po na rrjep

 

Çohuni burra çohuni gra

Gjithë rinia ne na la

thonë të ardhme këtu nuk gjejnë.

 

Mafie këtej mafie andej

Shqipëri moj zonjë e rëndë

ku do të shkoje ky halli jot?

 

Ne nuk ikim nuk të leme

piktori këtu nuk ka vend

Të iki ai nga vendi jonë

është e jona Shqipëria mëmë.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *