Video/Ministrja Xhaçka sigurohet për shëndetin e ushtarakëve shqiptarë në vendet e prekura

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Rreth 500 ushtarakë shqiptarë dhe familjarë të tyre, por edhe studentë që studiojnë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s, gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës apo përfaqësitë tona diplomatike.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i SHPFA, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku, përmes  një videokonference me përfaqësuesit më të lartë ushtarakë shqiptarë në strukturat dhe misionet e Aleancës apo atashetë ushtarakë në vendet e prekura më rëndë nga COVID-19 u interesuan për shëndetin e tyre dhe të familjeve.

Fatmirësisht asnjë prej ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit nuk ka simptoma të lidhura me COVID-19. Zonja Xhaçka i kërkoi ushtarakëve tanë të tregojnë kujdes me masat kundër virusit dhe i siguroi se do të jenë në kujdesin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar.

Ministrja Xhaçka bisedoi me përfaqësuesin ushtarak shqiptar në NATO, gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesin shqiptar në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Evropë, (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe, SHAPE) kolonel Petrit Çuni, atashetë ushtarakë shqiptarë në Itali e Greqi, përfaqësuesin më të lartë shqiptar në misionin e Resolute Support në Afganistan, si dhe me përfaqësuesen më të lartë ushtarake në misionin e KFOR në Kosovë.

Ushtarakët jashtë vendit gëzojnë shëndet të plotë!

Në këto kohë lufte kemi në vëmendje të plotë 500 ushtarakët shqiptarë dhe familjet e tyre që shërbejnë në vendet e prekura nga virusi.U interesova personalisht për shëndetin e gjithësecilit prej tyre. Fatmirësisht të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin duke respektuar masat kundër COVID-19.Studentët ushtarakë të kthyer nga Italia janë në vetëkarantinë në shtëpitë e tyre, pa asnjë simptomë dhe vijojnë ndjekjen e studimeve online.

Gepostet von Olta Xhacka am Sonntag, 22. März 2020

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *