Video/ Momentet e shembjes me tritol të pallatit  6 katësh në Durrës

Kronike Kryesore Lajme

Shembet pallati i parë me eksploziv, shpërthim të kontrolluar në Durrës në zonën e Plazhit, pasi u bë i pabanueshëm si pasojë e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Kolonat e pallatit 6-katësh ishte shkatërruar nga tërmeti, pavarësisht se në fasadë nuk ka pasur dëme të dukshme. Ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshëm duke sjellë shembjen totale. Ndërkohë që shembjet pritet që të vijojnë. Dy orë para shpërthimit u bë evakuimi i banorëve të dy pallateve ngjitur, ndërsa në momentet e fundit u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve për disa minuta.

 

Shembja u realizua pas një incident dhe shkoi sipas parashikimit të ekspertëve të xhenios që vendosën eksplozivin që godina të binte nga krahu i rrugës sipër plazhit nga ana lindore në mënyrë që të mos dëmtonte dy pallatet e tjera që ishin ngjitur.

 

Në këtë ndërtesë dy katet e para ishin biznes, ndërsa katër të tjerat për banim, por jetonin vetëm 4 familje, pasi pronari, që nuk banonte aty, e shfrytëzonte për qira në sezonin e verës. Pallati ishte ndërtuar 6 vite më parë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *