“Video-montazhin e dija prej një viti”, Alla: Padi për Ervin Salianjin

Kronike Lajme

Kryebashkiaku i Bulqizës bën të ditur se do të ngrej padi ndaj Ervin Salianjit të PD, në një kohë që SPAK nisi hetimet ndaj tij për mbajtje të lëndëve narkotike.

Në një postim në rrjetet sociale Alla thotë se ka qenë në dijeni të një video-montazhi që prej një viti.

REAGIMI I PLOTE I LEFTER ALLA

Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia.

Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *