VIDEO/ “Në datën 26 bie zilja për ju, tufë palaçosh”, ja sherri tek Ligjet

Lajme Politikë shtojca

Çështja “Xhafaj”  ka qenë sërish në qendër të debateve në Komisionin e Ligjeve. Deputetet e opozitës nuk kanë lejuar që Komisioni të zhvillojë punimet.

Debatet janë zhvilluar të ashpra mes deputetit Klevis Balliu dhe kryetarit të komisionit, Ulsi Manja.

Debati

Ulsi Manja: Vazhdojmë me pikën e dytë të rendit të ditës

Klevis Balliu: Po ç’pikë e dytë e pikë e tretë mo, pika që nuk ju bie ju. Ça pike do bëni ju mo, keni ngel pa pika, keni ngel vetëm me viza, me viza të kokainës. Ju drogen e keni thyer në sistem për të vjedhur zgjedhjet.

Ulsi Manja:  Sa bukur këndon mo, ke tre ditë që këndon në komision të ligjeve, u kënaqe!

Klevis Balliu: Po ka më bilbikl se ty, ke 8 vite që bën bilibilin. Unë bej pyetjen më të thjeshtë që ka sot

Ulsi Manja: Po ku di të bësh pyetje ti, ty stë ka thënë punë e mbarë kush!

Replikat e plota:

Deputetja e PD Dhurata Cupi: Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen, s’ka asnjë të drejtë të drejtojë këtë ministri. Kërkoj të
ketë reflektim nga kolegët që ti kthejmë legjitimitetin vendit. Bashkojuni protestës së 26 majit në orën 11 për të kthyer vendin në
rrugën drejt BE.

Ulsi Manja: Qeveria nuk rrezohet me protesta, por me vote. Edmond Spaho: S’di ndonjë demokraci ku vëllai i ministrit te
Brendshem te kete vellain te denuar, ndaj po ju kërkojmë që për të qenë vendi dinjitoz të japë dorëheqjen ka njerëz edhe në PS edhe te
Rilindja që kanë moralin të jenë ministra të Brendshëm, nuk i takon një njeriu me një cen të tillë.

Balliu: Çfarë pike more, pika ju rëntë, keni ngelë pa pika. Vetëm viza keni ju, viza…

Manja: Faleminderit zoti Spaho për këshiillën miqësore. Vokshi kerkon fjalen per procedure

Manja: Janë 22 milion euro që presin votën e këtij Kuvendi që presin ti shkojnë publikut dhe më duket po e bllokoni.
Vokshi: Po shkelni rregulloren, dua fjalën për procedurë.

Klevis Balliu: Ja mundesi te marr djalen pse ke frike nga nje pyetje. Cili nga ju mendon qe eshte normale ne nje vend demokratik qe
ministri i Brendshem te kete vellain ne burg per droge, na e thoni dhe ikim ne jemi dakort.
tensione ne seance Miratohet ne parim pr/ligji mes zhurmave
Manja: Qetesi
Balliu: Drogen e keni kthyer ne sistem
Manja: Ke tre dite qe kendon ne komisionin e ligjeve
Balliu: Po me bilbil se ty ska, une po bej pyetje
Manja: Po ty s’te ka thene ndonjehere ne jete puna mbare, po ben pyetje ti
Balliu: Pse jeni kthyer bne memec te gjithe, pse nuk i pergjigjeni pyetjes. Ketu duhet te jepni pergjigje e llogari.

Manja: Vazhdoni se e keni mire keshtu. Kush eshte dakort me nenin
Balliu: Te kane dhene urdher te mos flasesh?
Manja: Jemi per pune ketu, cfare gjeme ka ndodhur? Gjema ka ndodhur tek ju po se keni marre vesh. Kur je krenar ti qe ke nje
kryetar qe akuzohet per 250 milione euro.

Balliu: Gjithe ky burre ketu nuk jep dot nje pergjigje.
Manja: Po me shurdhove o zoteri
Balliu: Ti i ke nxire jeten shqiptareve, u shurdhove ti
Manja: E kane marre vesh njerezit qe je deputet i Shqiperise, ka tre dite. E ka dhene opinionisti Fahri Balliu pergjigjen.
Balliu: Nje tufe palacosh ketu qe nuk jepni fjalen. Ne date 26 mbaron muzika jote, në datë 26 ikën bilbil.
Ulsi Manja nderpret punen e komisionit

Manja: Ka dy propozime, t’i hedhim ne vote

Balliu: Me jep fjalen, kam nje jave qe kerkoj fjalen per procedure

Alibeaj: Ulsi, salla nuk eshte e jotja, e asnjerit prej nesh, por e shqiptareve qe na kane zgjedhur e duan te dine cfare qendrimi
mbajme per nje skandal te tille.
Manja: Pra, mbledhjen e shtyjme per te premten
Balliu: Komandant, a ka mundësi me marr fjalën, mcifuni sa të doni, ikni në drejtim të paditur, si Balili, në datën 26 bie zilja për ju, e
vetmja maxhorancë që bojkoton, maxhorancë memece

Drejtpërdrejt nga Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 23. Mai 2018

Drejtpërdrejt nga Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 23. Mai 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *