Video/ Nuk di të ecë, por noton si profesionist, bebja që po ‘çmend’ internetin

Kulturë Kuriozitetet

Gjëja e parë që prindërit kanë tendencën t’u mësojnë fëmijëve të tyre është të ecë dhe të flasë. Por me beben Elizabeth nga Texas ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Vogëlushja 16- muajshe ka mësuar të notojë, ende pa ecur. Elizabeth është ylli i kanalit të ‘Youtube’, Elizabeth swims, ku prindërit e të voglës demonstrojnë arritjet e saj në not.

Pamjet e mëposhtme po bëjnë xhiron e rrjetit për shkak të vogëlushes që ende nuk ka mësuar të ecë por që noton si një profesionist i vërtetë. Siç e shihni në pamjet e mëposhtme, bebja duket mjaft e lirshme, sikur të ishte duke bërë diçka krejtësisht të zakonshme për të. Elizabeth e shijon vërtetë ujin dhe notin sikur të ishte një i rritur.

Sipas mjekëve kjo nuk është ndonjë gjë e ccuditshme pasi bebet nëntë muajt e parë të jetës së tyre i kalojnë të rrethuar me ujë, prandaj një ambient i tillë për to nuk u është i huaj. Pikërisht për këtë shkak, gjithnjë e më shumë nëna vendosin të lindin bebet e tyre në ujë. Dëshmia e vërtetë se si një bebe mund të notojë ende pa mësuar të ecë ndodhet në videon e mëposhtme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *